Banorë të Pejës, i kanë thënë jo privatizimit të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Banorë të Pejës, i kanë thënë jo privatizimit të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Banorë e Pejës përmes nënshkrimit të një peticioni kanë kundërshtuar  privatizimin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”, dhe i kanë thënë po revitalizimit nga skena e pavarur e kulturës në qytetin e Pejës. Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate për media

Sipas komunikatës mbledhja e nënshkrimeve ka zgjatur 10 ditë, gjatë kësaj kohe 6056 banorë i janë përgjigjur thirrjes së iniciativës.

Skena e pavarur e kulturës në qytetin e Pejës, është deklaruar se do të vazhdojë iniciativën deri në momentin kur anulohet procesi i likuidimit./21Media