Pejani rrëfen vuajtjet që përjetoi si “i biri i tradhëtarit të kombit”

Padrejtësitë e kanë përcjelle popullin tonë për shekuj me radhë, një nga to është edhe kjo e Nysret Tarakut

Në reportazhin “Mbresë…” i cili transmetohet çdo të martë nga ora 16:30 në RTV21, mikrobiologu Nysret Taraku, e fillon dhe e përfundon rrëfimin e tij me padrejtësitë që i solli atij dhe familjes së tij një gënjeshtër e madhe.

Kur ai ishte fëmijë, Tarakut i kishin vrarë të atin duke e shpallur padrejtësisht tradhtar të kombit. Ky fakt, ka bërë që kjo familje e persekutuar të vuaj shumë, shkruan rtv21.tv.

Taraku që në moshën dhjetë vjeçare u detyrua të vetëpunësohej, të duroj padrejtësisë që iu bënë që në shkollën fillore si dhe të shoh nënën e tij të ve teksa vuan për të siguruar bukën e gojës për tre djemtë e saj.

Në “Mbresë” Taraku fillon dhe përfundon rrëfimet e tij duke thënë se “Njeriu është më i fortë se guri, por nganjëherë edhe më i dobët se qelqi”./21Media

Back to top button