Pejë, burri rrahu gruan dhe djalin e tij

I dyshuari është dërguar në mbajtje

Policia mbrëmë ka arrestuar një të dyshuar mashkull, K/shqiptar, i cili ka sulmuar fizikisht djalin e tij dhe gruan e tij, duke ju shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë, të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe janë dërguar në një shtëpi të sigurt.

“I dyshuari është dërguar për kontrolle psikiatrike por sipas mjekut i njëjti është në gjendje të mire shëndetësore, pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar sot policia në raortin 24 orësh./21Media

Back to top button