Gjykata i cakton paraburgim

Gjykata i cakton paraburgim

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore poashtu në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji ndaj të pandehurit R.A.

Sipas Gjykatës, i pandehuri nuk i ka ofruar ndihmë femrës me të cilën bashkëjetonte, kur ajo ndodhej në rrezik.

Me datë 24.08.2019, në ora 12:20, në Pejë, nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhet në rrezik të drejtpërdrejtë edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa e rrezik të madh për vetën apo tjetrin, i cili mosveprim ka rezultuar me vdekjen e personit të akuzuar në atë mënyrë që pasi që i pandehuri ishte takuar me viktimën për të pirë kafe, e me të cilën kishte bashkëjetuar për tre muaj në fillim të vitit 2019, të njëjtën e kishte marrë me veturë dhe derisa asaj i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore në veturën e tij, e ndal veturën në një trotuar dhe ik nga aty duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme e ndërkohë viktima gjendet e vdekur në atë vend”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës./21Media