Mjekësia Ligjore arrin në vendin ku u gjet i vdekur i sulmuari nga të afërmit

Mjekësia Ligjore arrin në vendin ku u gjet i vdekur i sulmuari nga të afërmit

Në fshatin Reka e Allagës nga ekipet e kërkimit është gjetur trupi i pajetë i personit M.N., që dje ishte sulmuar nga familjarë të tij

Rastin e ka konfirmuar për rtv21.tv. zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është gjetur nga njesitet policore trupi i pajetë i viktimes ne fshatin Reka e Allagës në Rugovë. Rasti ka kaluar në kompetencë të Krimeve të Rënda, prokurori i shtetit ka dalë në vend te ngjarjes.”

Në vendin ku është gjetur i vdekur M.N., në fshatin Reka e Allagës, në bjeshkët e Rugovës, tashmë ka arritur edhe Mjekësia Ligjore.

M.N. është gjetur pa shenja jete sot pasdite në një operacion kërkimi të Policisë dhe FSK-së.