Pekini i shqetësuar nga arrestimi i një zyrtari kinez në Poloni

Qeveria kineze u shpreh sot shumë e shqetësuar nga njoftimi i arrestimit të një prej shtetasve të saj në Poloni, në kuadër të një hetimi për spiunazh

Ajo i kërkoi Varshavës të garantonte të drejtat e të dyshuarit.

Një sipërmarrës kinez dhe një polak, të cilët dyshohen për spiunazh, u ndaluan nga Shërbimet polake të Sigurisë së Brendshme ABW, njoftoi një përgjegjës i lartë i këtyre shërbimeve.

Sipas medies thuhet se kinezi ishte një zyrtar i lartë i gjigantit të teknologjisë “Huawei”.

“Një polak dhe një kinez u ndaluan me akuzën për spiunazh. Kinezi është një sipërmarrës që punon për një kompani të madhe të elektronikës”, deklaroi sot zëvendësministri që është edhe koordinator i shërbimeve speciale, Maciej Wasik, i cituar nga agjencia polake e lajmeve, PAP.

Back to top button