Pekini kërcënon Manilën me luftë

Duterte vendosi t’i bëjë publike këto kërcënime

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte pohoi se drejtuesit kinezë po ashpërsojnë tonet duke kërcënuar me luftë nëse filipinasit do të vijojnë të këmbëngulim në pretendimet e tyre mbi burimet në Detin e Kinës Jugore, një zonë strategjike mjaft e diskutueshme.

Duterte, i cili zhvilloi këtë javë një vizitë në Kinë ku u takua me presidentin Xi Jinping dhe kryeministrin Li Keqiang, deklaroi se kishte vendosur t’i bënte publike këto kërcënime, pas kritikave të shumta në vend në adresë të tij, për një qëndrim shumë bashkëpunues kundrejt liderëve kinezë në lidhje me këtë mosmarrëveshje.

“Jam shprehur në mënyrë të qartë, edhe ne kemi si synim të bëjmë kërkime për naftë”, deklaroi presidenti filipinas, duke shprehur qëllimin e tij për të vijuar me eksplorimin e zonës për burime nafte

“Ata më thanë dakord, jemi miq. Nuk duam të kemi mosmarrëveshje me ju. Ne duam tashmë një marrëdhënie miqësore. Por nëse do të këmbëngulni mbi këtë çështje, mund të shkojmë deri në luftë’’, shtoi ai.

Back to top button