“Kalabria” pa ujë të pijshëm

“Kalabria” pa ujë të pijshëm

Banorët e lagjës “Kalabria” në Prishtinë sot nuk do të kenë ujë të pijshëm gjithë ditën.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme deri në orën 16:00.

Arsyeja e mungesës së ujit sipas KRU është pëlcitja e tubit me diametër fi 200 mm PVC, në orët e mëngjesit të ditës së sotme.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin./21Media