Poezi nga shkrimtari  Dritro Agolli

Poezi nga shkrimtari  Dritro Agolli

Unë jam prej kohësh pelegrin
udhëtar në vendin e shpresës së thyer
jam ndarë pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat grryer.

Kërkoj karvanin tim në rene e shpat
karvanin që e ka ndruar drejtimin me kohë
ndaj në udhë jam krejt i humbur, jam fillikat
me shami të grisur të lidhur në kokë

Për ujë buza ime u dogj u bë zhur
dhe sytë më shpojnë nga shterja e lotit
më duhet të arrij karvanin e tretur qëkur
çapitur mes vapës, mes shiut e të ftohtit.

Unë jam prej kohësh pelegrin
shtegtar i karvanit të humbur
dhe bart në kurriz një premtim
të dhënë gjyshërve të mundur.