Pëllumbi, një emër i njohur i skenës

Pëllumbi, një emër i njohur i skenës

Me zërin e tij të veçantë, Pëllumb Hajdari rrëmbeu zemrat e të vegjëlve. “Qingji” është kënga e preferuar e fëmijëve, e cila interpretohet me shumë dashuri nga Pëllumbi apo siç njihet “Sherri i vogël”. Kënga që u publikua para tetë vjetësh tani ka mbi 201 milionë klikime në kanalin YouTube,  transmeton rtv21.tv

Ai njihet edhe për këngë të tjera si “Sherri i vogël”, “Qeni”, “Stili travollta”, “Rokoko”, e disa të tjera, ku veçohet paraqitja e tij në videoklipe. Duket një fëmijë energjik dhe shumë rebel dhe klipet e këngëve kanë skena shumë interesante.

U bënë mbi 10 vite që nga debutimi i tij me këngë për fëmijë dhe tani ai sot feston ditëlindjen e 18-të.

Këtë vit ai kreu shkollën e mesme./21Media