Nga Pablo Neruda

Nga Pablo Neruda

Më pëlqen kur hesht, sikur të mos ishe, –

dhe më sheh nga larg e zëri im nuk t’arrin.

Thua sikur prej teje fluturuan sytë,

dhe sikur nga një puthje goja t’u vulos.

Si gjithë këto sende që më rrethojnë,

ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.

Flutur e gjumit të trazuar,

ti je vetë fjala trishtim.

Më pëlqen kur ti hesht dhe rri si e largët.

Sikur unë të shqetësoj, flutur që fërgëllon

më vështron nga larg dhe zëri im nuk t’arrin.

Lermë që unë të hesht tani në qetësinë tënde.

Lermë që unë të flas me ty në këtë heshtje,

e shndritshme si një llambë, si nje unazë.

E heshtur e plot yje, ti je si vetë nata.

Ti hesht me një heshtje yjesh, nga qetësitë e largëta.

Të dua kur ti hesht, sikur më zhdukesh fare.

E largme dhe e dhimbshme, sikur të jesh e vdekur.

Mjafton një buzëqeshje – përse duhet një fjalë?

Që unë të gëzohem se s’është e vërtetë vdekja.