Shpikja më e mirë kundër betejës me ndotjen e ajrit

Shpikja më e mirë kundër betejës me ndotjen e ajrit

Ajri i ndotur është një problem serioz, i cili prek shumë qytete në gjithë botën dhe për të jetuar në vende me ajër të papastër, jeta bëhet goxha e padurueshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajri i ndotur shkakton mbi 8 milionë vdekje në vit.

Për ta luftuar ajrin e ndotur, një grup shkencëtarësh kanë zbuluar një pemë artificiale, e cila kthen ajrin e ndotur në oksigjen të pastër dhe thjeshtë mund të jetë shpikja më e mirë kundër betejës me ndotjen e ajrit.

Të motivuar nga gjendja kritike e ndotjes së ajrit në qytetin e Meksikës, një grup inxhinierësh, hulumtuesish dhe biologësh u bashkuan për të krijuar një pemë artificiale, robotike, e krijuar specifikisht për ta përmirësuar kualitetin e ajrit. Kjo shpikje e saktë ndihmoi BiomiTech të fitojë çmimin e inovacionit në Expo Pollution 2018 në Birmingham dhe tashmë po kërkon të jetë një zgjidhje bindëse për problemet e ndotjes së ajrit, transmeton rtv21.tv

Kjo pemë robotike e pastrimit të ajrit e quajtur BioUrban, përdor një sistem filtrimi të mikroalgave për të thithur ajrin e ndotur dhe për të prodhuar ajër të pastër. Frymëzuar nga vetë thelbi i natyrës, BioUrban bazohet në parimin e fotosintezës, duke thithur komponime ndotëse si monoksidi i karbonit dhe oksidet e azotit dhe duke nxjerrë oksigjen të pastër.

Pema robotike ka kapacitet për 13 milionë e 140 mijë metra kub në vit. Për ta thënë atë në një këndvështrim tjetër, BioUrban siguron oksigjen të mjaftueshëm të pastër për 2 mijë e 850 njerëz në baza ditore.

Duke pasur parasysh që qytetet me dendësi të madhe po luftojnë në mënyrë të dëshpëruar me ndotjen e ajrit dhe pemëve natyrore u duhet shumë kohë për t’u rritur, kjo zgjidhje duket si shpikja më e mirë që ju keni për të luftuar ndotjen e ajrit shpejt dhe me efikasitet.

Për më shumë, pemët BioUrban kanë zero ndikim negativ, pasi ato nuk prodhojnë mbeturina dhe përdorin alga të cilat tashmë ekzistojnë në natyrë.

Sipas BiomiTech, qëllimi i BioUrban nuk është t’i zëvendësojë pemët, por t’i përmbush ato dhe t’i ndihmojë në filtrimin e ajrit të ndotur. Pema katër metra e gjatë u instalua në Meksikë, Kolumbi dhe Panama./21Media