Gean tha se janë të shtangur me përzgjedhjen e shkrimtarit që ka shfrytëzuar zërin e tij për t'iu ofruar ndihmë publike Millosheviqit dhe Karaxhiqit

Gean tha se janë të shtangur me përzgjedhjen e shkrimtarit që ka shfrytëzuar zërin e tij për t’iu ofruar ndihmë publike Millosheviqit dhe Karaxhiqit

Organizata amerikane Pen, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe promovon letërsinë tha se zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi është për keqardhje.

Të enjten, shkrimtari austriak, Peter Handke, i cili njihet edhe si figurë kundërthënëse fitoi Nobelin për vitin 2019.

“Jemi të shtangur me përzgjedhjen e një shkrimtari, i cili ka shfrytëzuar zërin e tij publik për të minuar të vërtetën historike dhe për t’iu ofruar ndihmë publike autorëve të gjenocidit, si ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq dhe ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq”, tha shkrimtarja Jennifer Gean, presidente e organizatës Pen America.

“Në kohën e rritjes së nacionalizmit, udhëheqjes autokratike dhe dezinformimit të gjerë në mbarë botën, komuniteti letrar meriton më mirë se kjo. Ne ndjejmë keqardhje të thellë për zgjedhjen e Komitetit Nobel për Letërsinë”, tha Gean.

Zgjedhja e Handkes nxiti reagime edhe në Kosovë dhe rajon.

Mes të tjerave, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës kërkoi që të anulohet ky vendim./rel