Kandidati për president i koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski nga selia e LSDM-së shpalli fitoren e tij

Kandidati për president i koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski nga selia e LSDM-së shpalli fitoren e tij

Pendarovski u zotua se do t’iu shërbej të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Pendarovski gjithashtu theksoi se zgjedhjet ishin të drejta dhe demokratike.

“Kjo është një Maqedoni dinjitoze kjo është fitore për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sot qytetarët kanë fituar. Unë dua t’ju njoftoj se do tu shërbej me përkushtim të gjithëve. Kjo është një fitore për unitet, unë do të punoj për të mbështetur projektet e kësaj qeverie por gjithashtu do të kritikoj ku mendoj se ka gabime”, u shpreh Stevo Pendarovski.