Pendarovski flet për negociatat në një intervistë për “Prese”

Pendarovski flet për negociatat në një intervistë për “Prese”

Presidenti Stevo Pendarovski, deklaroi se nuk shpreson për sinjal, por se pret vendim për marrjen e datës për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut.

Siç thotë ai, Maqedonia e ndryshuar emrin për ta marrë datën, gjë të cilën nuk e ka bërë asnjë vend tjetër.

Gjatë vitit të kaluar, realizuam gjithçka që ishte e nevojshme. Ne bile e ndryshuam emrin pas Marrëveshjes historike me Greqinë. Asnjë vend tjetër kandidat, deri më tani nuk e ka bërë këtë. Mesazhi im është – na jepni mundësi për të dëshmuar se jemi të gatshëm”, tha Pendarovski në një intervistë për gazetën austriake “Prese”./TV21