Pensionistët falënderojnë Veselin për rritjen e pensioneve

Sipas Veselit, do të krijohen lehtësira në institucionet shëndetësore për pensionistët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli so ka pritur në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të cilët e falënderuan atë për vendimin e rritjes së pensioneve.

Në këtë takim ata diskutuan edhe për mundësitë e tjera të përkrahjes, duke përfshirë trajtimin për ta dhe barnat.

“Pata kënaqësinë të pres në takim, Kryesinë e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të cilët shprehën mirënjohjen për angazhimin e institucioneve të Kosovës për rritjen e pensioneve. Ndjehem mirë që përkujdesja e shtetit për të gjitha kategoritë po rritet. Bashkë me pensionistët, diskutuam edhe për mundësitë e tjera të përkrahjes për ta, sidomos në krijimin e lehtësira në institucionet shëndetësore, duke përfshirë trajtimin për ta dhe barnat”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Dje në mbledhjen e rregullt të Qeverisë të kryesuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është miratuar shqyrtimi i propozim-vendimit për rritjen e pensioneve. Pensionet bazike rriten për 20%, pensionet kontributdhënëse 15%, pensionet e parakohshme të Trepçës 20%. Ministri i financave, Bedri Hamza tha se kjo rritje hyn në fuqi nga miratimi i buxhetit dhe se këto mjete financiare për këtë rritje implementohen nga 1 janari 2019. /21Media 

Back to top button