Costa: Ka një karrierë të shkëlqyer, të cilën e kaloi në vetëm dy klube

Costa: Ka një karrierë të shkëlqyer, të cilën e kaloi në vetëm dy klube

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Presidenti i Portos, Pinto da Costa ka zbuluar se Casillasi ka folur me të, ku ka zbuluar planet e tij për pensionim.

“Unë isha shumë i lumtur. Casillasi kishte një sjellje që më preku shumë, sepse para se të konkurronte ai dëshironte të vinte në Porto për të ngrënë drek me mua që të më tregonte se kishte marr këtë vendim dhe se do të përfundonte karrierën e tij, Ai ka një karrierë të shkëlqyer, të cilën e kaloi në vetëm dy klube dhe ne e dimë që ai ishte në të dyja me zemër”, ka thënë Costa.

Vitin e kaluar Casillas kishte pësuar sulm në zemër.

Iker Casillas ka filluar karrierën e tij në Real Madrid në vitin 1990, ku qëndroj deri në vitin 2015 e me të cilët është paraqitur në 725 ndeshje. Në 2015-ën Casillasi ju bashkua Portos. /21Media