Marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do të tërheqë mijëra trupa nga Afganistani, në këmbim të lëshimeve nga talebanët, nën një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund luftës që vazhdon prej 18 vjetësh, raportoi ”Washington Post”.

Marrëveshja kërkon që talebanët të negociojnë një marrëveshje më të gjerë paqeje direkt me qeverinë afgane.

Kjo do të zvogëlojë numrin e trupave nga 14 mijë njësi aktuale në 8 ose 9 mijë njësi.