Pentagoni nuk flet për sulmet kundër Koresë

Pentagoni refuzon të komentojë pohimet për sulm kundër Koresë Veriore

Pentagoni ka refuzuar që të komentojë pohimet e televizionit amerikan NBC, se SHBA-të janë të gatshme që të nisin goditje me armë konvencionale në Korenë Veriore nëse ajo do të bëjë edhe një test nuklear.

Pentagoni thotë se nuk diskuton për operacionet e ardhshme ose “të spekulohet publikisht për skenarë të mundshëm”, transmeton Reuters.

NBC News lajmin e kishte publikuar duke u thirrur në deklarata të zyrtarëve të inteligjencës së SHBA-ve.

Back to top button