Pentagoni vonon hapjen e ushtrisë për transgjinorët

Sipas zëdhënsit të Pentagonit është shtyrë aksesi i personave transgjinorë në ushtri më 1 janar 2018

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis vendosi të shtyjë me gjashtë muaj hapjen e ushtrisë amerikane për transgjinorët, njoftoi sot Pentagoni.

Paraardhësi i Jim Mattis nën administratën Obama, Ashton Carter, kishte vendosur një vit më parë se ushtria duhet të fillonte pritjen e rekrutimeve transgjinore që prej 1 korrikut 2017.

Por, procesi i hapjes është vonuar pasi shërbime të ndryshme të ushtrisë amerikane nuk kanë qenë unanime për këtë çështje.

“Kreu i Pentagonit miratoi sot një rekomandim të shërbimeve për të shtyrë aksesin e personave transgjinorë në ushtri më 1 janar 2018”, deklaroi sot në një komunikatë zëdhënësi i Pentagonit, Dana White.

“Shërbimet e ushtrisë amerikane do të rishohin planet e tyre të integrimit të personave transgjinorë dhe për të vlerësuar ndikimin e këtij integrimi mbi efikasitetin e forcave të armatosura”.

Back to top button