Sipas tij vetëm tri skuadra kanë arritur ta dominojnë futbollin

Sipas tij vetëm tri skuadra kanë arritur ta dominojnë futbollin

Pep Guardiola duket se ka një shije të hidhur nga Real Madridi, që nga koha e tij si trajner i Barcelonës.

Trajneri spanjoll ka thënë se vetëm tri skuadra kanë arritur ta dominojnë futbollin në këtë dekadën e fundit, duke mos i futur në listë madrilenët.

“Juventus, Bayern dhe Barcelona, janë tri skuadrat që janë duke e dominuar botën e futbollit në dekadën e fundit”, KA THëNë fillimisht Guardiola.

“Pse? Sepse ata janë duke fituar çdo herë tituj në ligë, titujt e kupës, në çdo sezon ata janë atje…”, ka përfunduar trajneri i Manchester Cityt.