Shqiptohen afro 700 tiketa dënimi

Shqiptohen afro 700 tiketa dënimi

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 45 aksidente komunikacioni. Një me fatalitet, 20 prej tyre me të lënduar, ndërsa 24 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 672 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 21 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./21Media