Raporti i Policisë së Kosovës

Raporti i Policisë së Kosovës

Moskujdesi i shoferëve ka bërë që brenda 24 orëve të fundit sipas raportit të Policisë së Kosovës, të ndodhin 97 aksidente.

Nga këto aksidente dy persona vdiqën, njëri dje në mengjes në Merdare, ndërsa tjetri vdiq mbrëmë në një aksident që ndodhi në Pejë.

Për të gjithë ata që thyen rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 1178 tiketa, ndërsa për vepra të ndryshme penale brenda një dite u arrestuan 21 persona të dyshuar. 13 nga ta janë në mbajtje, derisa dy në vuajtje të dënimit.