34 aksidente komunikacioni

34 aksidente komunikacioni

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet dhe arrestimet gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së diel kanë ndodhur 34 aksidente komunikacioni. 13 prej tyre me të lënduar, ndërsa 21 tjera vetëm më dëme materiale.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 941 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 7 persona, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

Gjatë ditës së shtunë policia ka shqiptuar 1 mijë e 152 tiketa dënimi./21Media