Nga parallogaritja e shërbimeve rezulton se janë kursyer 2 milionë euro

Nga parallogaritja e shërbimeve rezulton se janë kursyer 2 milionë euro

Në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të Shërbimit Spitalor të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer 610 koronarografi dhe 450 stentime dhe 300 balonime (PTCA).

“Kjo punë është kryer nga 7 specialistë të kardiologjisë invazive dhe 5 infermier/e, përderisa nga statistika vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës, për shkak se nga muaji shkurt, pas rregullit të aparatit ky shërbim ka filluar të punoj 12-orë”, thuhet në komunikatën e QKUK-së

Sipas kësaj komunikate janë kursyer rreth 2 milionë euro nga buxheti për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore./21Media