Garë e vështirë për Romën

Garë e vështirë për Romën

Lëndimi i italianit Nicolo Zaniolos, ka bërë që Roma të futet në këtë afat kalimtar, duke i bërë ofertë edhe Adnan Januzajt.

Shqiptari është një nga të preferuarit e romakëve, por gara për shërbimet e tij nuk është aspak e lehtë.

Sipas Mundo Deportivo, Januzaj ka edhe oferta të tjera përveç Romës, pasi për 24-vjeçarin interesohen edhe dy skuadra të tjera të Serie A dhe një nga Liga Premier.

Kujtojmë se Januzaj ka një kontratë deri në vitin 2022 me Real Sociedad-in. Ndërsa më parë ka luajtur edhe për Manchester United dhe Borussia Dortmund./21Media