Filmi "Ngjyra" përkrahet nga Qendra Kinematografike e Kosovës

Filmi “Ngjyra” përkrahet nga Qendra Kinematografike e Kosovës

Projekti filmik “Ngjyrat” me skenar të Xheraldina Vulës, producent Agron Vulës dhe në regji të  Burbuqe Berishës është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, për realizimin e tij.

Për regjisoren e këtij filimi sot ky është çmimi i dytë pasi që ajo mori edhe çmimin Kombëtar për Kinematografi bashkë me aktorin Kushtrim Hoxhën.

Brenda ditës dy suksese me radhë të rëndësishme për jeten time profesionale! Projekti filmik “Ngjyrat” me skenar te Xheraldina Vula, producentAgron Vula dhe në regji timen është përkrahur nga QKK. Faleminderit jurisë dhe të gjithëve që besuat në ne“, ka shkruar Burbuqe Berisha në Facebook.

Juria Vlerësuese është përbërë nga Isa Qosja, Simona Nobile, Jeton Neziraj, Kaltrina Krasniqi, Ilir Gjocaj, Agim Poçari dhe Ilir Ajdini.

Përveç filimit “Ngjyrat”, Qendra Kinematografike e Kosovës në filmat e metrazhit të gjatë artistik ka përkahur edhe: “Hotline” me regji dhe skenar të Dren Zherkës, producent Bujar Kabashi, si dhe filmin “The Land whitin me”, regjisor dhe skenarist Fisnik Maxhuni, ndërsa, producent Valon Bajgora. /21Media