Njëra nga tri dashuritë që mund të lë gjurmë në jetën e një burri

Njëra nga tri dashuritë që mund të lë gjurmë në jetën e një burri

Në jetën e çdo burri është një grua, të cilën e kujton gjithnjë me dashuri dhe trishtim të pashpjegueshëm. Kjo ndodhë, pavarësisht faktit se mund të ketë një martesë të lumtur prej shumë vitesh, dashuron gruan dhe fëmijët.

Le të provojmë të kuptojmë se kush janë ato vajza apo gra, që nuk mund të harrohen dot kurrë nga ish-partnerët e tyre:

Dashuria e parë

Pak burra arrijnë të harrojnë dashurinë e tyre të parë, ndjenjat që kanë patur në atë kohë. Dhe nuk ka rëndësi nëse ajo dashuri ka qenë reciproke apo e një anshme. Ndjenjat e para janë më të pastrat, më naivet. Edhe pse iluzione dhe ëndrrat për një arsye apo një tjetër, nuk justifikojnë shpresat dhe nuk janë realizuar, burri nuk do ta harrojë kurrë dashurinë e tij të parë. Ka qenë pikërisht ajo vajzë që ka zgjuar tek ai ndjenja të lehta dhe të dashura dhe për buzëqeshjen e saj, ai kishte qenë i gatshëm të transformonte malet dhe të kthente mbrapsht lumenjtë.

Dashuria e pamundur

Një burrë mund ta ketë pëlqyer një vajzë apo një grua dikur shumë më pak se ç’e pëlqenin të tjerët, ose mbase nuk i pëlqente fare, por ai burrë dëshironte shumë që të flinte të paktën një herë me atë grua. Ajo nuk pranoi t’i përkiste asnjëherë. Ajo grua ka prekur krenarinë mashkullore të tij dhe kjo është arsyeja pse mbeti gjithnjë në kujtesë.

Dashuria e humbur

Ndodh shpesh që një burrë të ndërgjegjësohet se sa e ka dashur dhe vlerësuar një grua, vetëm pasi e ka humbur. Ajo ka ikur dhe e gjithë jeta e tij ka humbur domethënien. Vetëm në vazhdim, ka nisur të kuptojë gabimet e tij, ka kuptuar se ajo i ka dhuruar kohën e saj, por ai nuk ka ditur ta vlerësonte. E ajo që është më e keqja: tani nuk mund ta kthejë më mbrapsht, raporton oranews.

Edhe pse, pas pak kohësh, ai burrë do ta dojë një grua tjetër, ai do ta kujtojë gjithnjë atë që e ka mësuar të dashurojë vërtet dhe që i ka thyer zemrën.