Shkurte Fejza tregoi nga i erdhi ideja për këngën “Sheshi i Prishtinës”

Shkurte Fejza tregoi nga i erdhi ideja për këngën “Sheshi i Prishtinës”

Ikona e muzikës shqipe, Shkurte Fejza është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore. Për vite të tëra ajo i këndoi atdheut, dëshmoreve dhe dashurisë.

Shkurta në një intervistë gjatë xhirimeve të programit festiv në RTV21 tregoi se nga ka lindur idea e njërës prej këngëve më të pëlqyera “Sheshi i Prishtinës”.

“Sheshi i Prishtinës është shumë specifike dhe në atë gjeografi të vogël zihet gjithçka që ka Kosova edhe unë kam pasur shumë dëshirë me i shenu kto me një këngë dhe jam e kënaqur me realizimin “Sheshi i Prishtinës” na rikthen kujtesën historike aty i kemi fytyrat e kombit dhe mua me pëlqen që na i shohim ndihna krenare”, tha Shkurte Fejza, përcjell portali rtv21.tv

Shkurte Fejza në një pjesë të kësaj kënge e përmend edhe mungesën e përmendores së Komandanit Legjendar Adem Jasharit, gjatë kësaj interviste këngëtarja është shprehur se përmendorja e tij e ka vendin në mesin e atyre që luftuan për kombin.

“Po mungon është e vërtetë dhe unë mendoj se e ka vendin aty”, tha Shkurta.

Shkurta vitin 2019 ka sjellë tri projekte njëri prej tyre bashkëpunimi ne vajzën e saj Gresën, të titulluar “Nana përcjell zajzen”. /21Media

Për çka ndihet krenare Shkurte Fejza?

Për çka ndihet krenare Shkurte Fejza?

Gepostet von RTV21 Showbiz am Dienstag, 31. Dezember 2019