Artistja mjaft aktive

Artistja mjaft aktive

Luana Vjollca është njëra ndër artistet shqiptare, e cila është shumë e dashur për publikun shqiptar. Me bukurinë dhe stilin e veçantë, ajo ka mbeldhur pas vetes numër të madh të fansave.

Kur jemi te fansat, bukuroshja nga Shqipëria për ta mundohet që të jetë sa më aktive në rrjete sociale, shkruan rtv21.tv

Para pak minutash, Luana për 1 milion e 500 mijë ndjekësit e saj publikoi tri imazhe të bukura, përmes së cilave bëri të ditur se po përgatitet për diçka, që mbase mund të jetë ndonjë projekt.

“Getting ready for something special…”, shkroi këngëtarja krahas imazheve.

Projekti i fundit i Luana Vjollcës është “Yalla Habibi”, në bashkëpunim me Faydee. Projekti është publikuar në muajin korrik dhe deri tani në Youtube ka mbi 4 milionë klikime./21Media