Befasia e shqiptarit për ditëlindje e lë pa fjalë Kylie Jenner

Befasia e shqiptarit për ditëlindje e lë pa fjalë Kylie Jenner

Kylie Jenner ka me miliona fansa anë e mbanë botës, por siç duket një shqiptari i ka shkuar ndërmend që ta befasojë atë para ditëlindjes me një dhuratë shumë të veçantë, transmeton rtv21.tv.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë protagonistja Jenner, e cila ka thënë që është gjëja më e mirë që ka marrë ndonjëherë nga fansat.

Në videon e postuar nga vetë Kylie, shihet një libër ku janë të vendosura foto të saj por edhe të dy fansave që ia kanë dërguar librin, në të cilin përpos fotove janë edhe disa shkrime të dedikuara për të.

Në një foto, shihet shkrimi i një shqiptari të quajtur Lavdim, i cili është shqiptar dhe e ka uruar për ditëlindjen e saj të 21-të.

Ai ndër te tjera e falënderon që është një shembull për tu ndjekur dhe gjithashtu e falënderon që për shkak të saj e ka njohur edhe shokun e tij të ngushte.

Postimi i kësaj video si dhe fotos, e ka bërë të lumtur shumë shqiptarin i cili nuk ka hezituar ta falenderojë që e ka bërë të lumtur./21Media