Për dy muaj konfiskohen 49 vetura

Konfiskohen veturat për shmangie të doganës

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se ka konfiskuar 49 vetura vetëm gjatë muajit tetor dhe nëntor të këtij viti.

Sipas njoftimit të policisë konfiskimi është bërë për veprën ‘Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit dhe me Doganën e Kosovës, automjetet e konfiskuara janë dërguar në terminalet doganore të cilat janë detyruar të bëjnë pagesën për zhdoganimin e këtyre automjeteve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj pronarëve të automjeteve janë iniciuar procedura ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit për procedura të mëtutjeshme ligjore./21Media

Back to top button