Azet uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Azet uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Reperi Granit Musa, i njohur për publikun me nofkën, Azet i cili jeton dhe vepron në Gjermani, aktualisht është duke qëndruar në Kosovë.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Azet ka shpërndarë ushqimet për familjet në nevojë.

Në rrjetin social Instagram, reperi ka publikuar disa video, ku shihen pakot me ushqime që po shpërndanë.

“Urime festa e Kurban Bajramit të gjithëve”, dëgjohet duke uruar Azet në njërën nga videot.

Besimtarët myslimanë kudo në botë sot festojnë Kurban Bajramin, e cila njëherit është festa e dytë më e madhe për myslimanët pas Fitër Bajramit./21Media