Përbëhet nga pesë persona

Përbëhet nga pesë persona

Bazuar në Ligjin për Teatrot, si dhe kërkesën e komunitetit të aktorëve dhe menaxhmentit të Teatrit Profesionist “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, Agim Aliu, Kryetari i Komunës së Ferizajt, ka marr vendim për themelimin e Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, që përbëhet nga këta persona:

1. Nexhat Xhokli;

2. Dije Demiri – Frangu;

3. Albion Sherifi – Përfaqësues nga komuna;

4. Mevlan Saraçi;

5. Besim Ugzmajli.

Sipas kumtesës për media, në kuadër të politikave kulturore, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në prioritetet qeverisëse ka edhe rregullimin e statusit ligjor si dhe propozimin e dokumentacionit përkatës për menaxhimin më efikas me institucionet e kulturës si dhe mbështetjen e shtuar për aktivitetet identitare kulturore që organizohen në Ferizaj.

Këshilli Drejtues i Teatrit Profesionist “Adriana Abdullahu” po themelohet për herë të parë me kompetencën e mbikëqyrjes së punës së teatrit, hartimin e statutit të teatrit, aprovimin e politikave afatgjata të zhvillimit të teatrit, politikën artistike dhe kompetenca të tjera të parapara sipas ligjit në fuqi për teatrot.

Ky këshill ka mandat 4 vjeçar dhe parashihet të themelohet në kuadër të organizim të brendshëm të institucionit të Teatrit.