Zuzana Caputova presidente e Sllovakisë

Zuzana Caputova presidente e Sllovakisë

Sllovakia vitin e kaluar u trondit nga vrasja e gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij në shtëpinë e tyre, duke shkaktuar protesta masive që goditën rëndë partinë qeverisëse Smer.

Smer është ende partia më e popullarizuar, mirëpo fitorja e Zuzana Caputovas në zgjedhjet presidenciale të muajit mars i dha shtytje aleancës progressive “Sllovakia e Bashkuar”, që e ka mbështetur atë dhe ka për qëllim të rrëzojë nga froni partinë qeverisëse në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020, përcjell rtv21.tv.

Në inaugurimin e saj, presidentja Caputova deklaroi se zyrtarët e shtetit që ishin të paaftë për të luftuar korrupsionin duhet të largohen nga vendi i tyre i punës, dhe shtoi se do ta bëjë systemin e drejtësisë të barabartë për të gjithë.

Presidenti i Sllovakisë nuk ka fuqi të mëdha, mirëpo ka mundësinë të emërojë kryeministrat si dhe mund të përdorë veton në emërimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve./21Media