Artisja vë në pah edhe format trupore

Artisja vë në pah edhe format trupore

Rep artistja e njohur, Tayna ishte sensacioni i vitit 2018 për skenën muzikore shqiptare.

Artistja karrierën e saj muzikore e filloi këtë vit duke lansuar 5 këngë që rezultuan që të gjitha të suksesshme, shkruan rtv21.tv

Tayna është aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat poston imazhe nga përditshmëria e saj. Së fundmi në rrjetin social, Instagram ajo ka postuar një video ku shihet pa grim dhe duke shfaqur në pah linjat trupore.

Tayna edhe në intervista ka deklaruar që mesazhi i saj si artiste është t’iu thotë vajzave ta duan dhe pranojnë vetën ashtu siç janë.

“Pow pow” është projekti i fundit i artistes që është lansuar në muajin nëntor dhe deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në Youtube./21Media