"E e keni gati javën tjetër"

“E e keni gati javën tjetër”

Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka shtyrë publikimin e këngës së re “Shpritin e zi”, për shkak të ndeshjeve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kënga e re nga reperi pritet që të jetë gati për javën tjetër, shkruan rtv21.tv

Genc Prelvukaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Historia e fotos është kjo: Ftohtë e shi në Cesena. Unë veç me këtë bluzë për nji foto të mirë. U ftofa dhe jam me antibiotik sot. Nëse edhe kjo foto ska “like” sa duhet atëherë se di çfarë sakrifice tjeter duhet. I kom dy P.S. P.S.1 – Foton e ka bërë Eni Koçi e veshur mirë dhe me shall e kapele. Jo si une. P.S.2 – “Shpirtin e zi” e keni gati javën tjetër. Në fakt e kam gati tani, por ndeshjet e Kosovës e Shqiperisë më detyruan me e shy”, ka shkruar reperi në Instagram.

Të enjten më 14 nëntor në ora 20:45, Kombëtarja e Kosovës përballet me Çekinë, ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë përballet me Andorrën. Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikim në “Euro 2020”./21Media