Walker ka treguar arsyen

Walker ka treguar arsyen

Sulmuesi i Chelsea, Christian Pulisiq mund të ishte lojtar i Manchester United, mirëpo një gjë e tillë është refuzuar nga lojtari.

Pulisiq ishte i kërkuar nga shumë klube evropiane dhe një ndër ta ka qenë edhe Unitedi.

Një gjë të tillë amerikani e ka refuzuar, pasi gjatë asaj kohe ishte trajner, Jose Mourinho, i cili nuk iu jepte ndonjë shans lojtarëve të ri.

Ish-trajneri i amerikanit, Robin Walker ka bërë këtë gjë të qartë.

“Kur isha në Dortmund vitin e kaluar, i thashë atij të transferohet në United, mirëpo nuk dëshiroi, pasi ishte trajner Mourinho, i cili nuk iu jepte mundësi lojtarëve të ri”, ka deklaruar ai.