Për këto gjëra nuk ia vlen të stresoheni

Ju nuk mund të ndryshoni të kaluarën por nëse fokusoheni në të tashmen ju mund të ndryshoni të ardhmen

Rrugëtimi i ndërmarrësve është njëra prej përvojave më shpërblyese në jetë. Mirëpo, gjithkush i cili ju thotë se ndjekja e pasionit tuaj dhe të punuarit katër orë në javë është e gjitha që ju duhet, po provon të ju bindë. Biznesi juaj mund të jetë profitabil dhe shpërblyes, por gjithashtu mund të marrë gjithçka nga ju nëse nuk kuptoni mirë kufijtë, sistemet dhe fokusin.

Nëse e dini në çfarë të fokusoheni do ju japë të ardhura të mira. Por nëse dëshironi të arrini nivelin e radhës të financave dhe ekuilibrit jetë-punë, ju duhet të dini se cilat gjëra të injoroni. Nëse fokusoheni në gjërat e gabuara, ju do të shpenzoni kohë, gjumë, fokus dhe energji kreative të cilat mund të përdoren në ndërtimin e një ekipi dhe biznesi të suksesshëm. Dërgoni kompaninë tuaj në nivelin e radhës, dhe shmangni fokusimin në këto katër gjëra të cilat janë jashtë kontrollit tuaj.

Gabimet të cilat i keni bërë

Ne jemi të gjithë njerëz dhe bëjmë gabime çdo ditë, por kur e prishim fare, ne shpesh torturojmë veten me ditë. Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona, por shumë ndërmarrës fiksohen me to. Ju nuk mund të ndryshoni të kaluarën. Mësoni nga ajo. Nëse duhet të kërkoni falje, bëjeni dhe vazhdoni përpara. Nëse fokusoheni në gabime, nuk po ia dedikoni energjinë mendore biznesit tuaj.

Rrethanat ekonomike

Shumë nga shokët e mi ndërmarrës fiksohen me ambientin ekonomik, në të cilin nuk kanë fare kontroll. Politikat dhe forcat e tregut ndikojnë në biznesin tuaj, dhe duhet t’iu kushtoni vëmendje në atë pikë kur mund të ndryshoni metodën e kompanisë tuaj. Përtej ndryshimit tuaj në veprim, fokusimi në kushtet ekonomike shkakton frikë dhe mosveprim, dhe kjo është gjëja e fundit të cilën një biznes duhet ta bëjë. Ndaloni së fiksuari në lajme, dhe krijoni diçka për kompaninë tuaj.

Konkurrentët tuaj

Njihni konkurrentët tuaj mjaftueshëm mirë për të ditur se si jeni ndryshe. Përtej kësaj, ju po krahasoni, dhe askush nuk fiton lojën e krahasimit. Shumë biznese të mëdha panë se çfarë po bënin konkurrentët dhe në vend se të fokusoheshin në vete, ato u fokusuan në të qenit versioni më i mirë i asaj që dëshironin të krijonin, ,jo një version i dytë i konkurrentëve të tyre. Fokusohuni në biznesin tuaj, jo në kompaninë e dikujt tjetër.

Të ardhmen

Kur kemi një sy në të ardhmen dhe një sy në të sotmen, ne shpenzojmë të sotmen. Është e pamundur të jeni versioni më i mirë i vetes kur nuk jeni tërësisht prezent sot. Është e lehtë të brengoseni se çfarë do të ndodhë ditën tjetër. Fatkeqësisht kur e bëjmë këtë, ne vjedhim momentin dhe biznesin. Ka shumë mundësi sot për të bërë atë që bëni më mirë, më fuqishëm dhe në mënyrë më efikase.

Përderisa ndaloni së fokusuari në këto gjëra jashtë kontrollit tuaj, ju do të shihni se biznesi juaj do të kalojë në nivelin e radhës. Fiksohuni me atë që është nën kontrollin tuaj, dhe hiqni dorë nga ato gjëra të cilat nuk kontribuojnë në suksesin tuaj. Ju mund të mos shihni progres sot, por në fund, duke kontrolluar atë që mundeni dhe duke lënë atë që nuk mundeni do e dërgojë kompaninë tuaj drejt përfitimeve më të mëdha dhe lirisë.

Back to top button