Kjo është arsyeja

Kjo është arsyeja

Reperi i njohur, Skerdi ka marrë vendim që gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të mos e publikojë asnjë projekt muzikor. Këtë e ka bërë të ditur reperi përmes një storie në Instagram, teksa ka dhënë edhe arsyen pse e ka marrë një vendim të tillë.

“Derisa te perfundoje Ramazani, nuk do te publikoj asnje projekt timin ne menyre qe ta respektojme sa me shume kete muaj te shenjte”, ka shkruar ai.

Për besimtarët myslimanë anembanë botës, sot ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit dhe do të zgjasë 29 ditë. Disa nga artistët shqiptarë kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i uruar besimtarët myslimanë. Sidrit Bejleri, Shyhrete Behluli, Naser Rafuna, Big Mama, Arta Bajrami, Robert Berisha, Vesa Luma, Bes Kallaku, Mimoza Shkodra, Alban Mehmeti janë disa nga të famshmit që kanë uruar besimtarët myslimanë./21Media