Mbi 1 mijë shoferë të dënuar

Mbi 1 mijë shoferë të dënuar

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm më 5 janar kanë ndodhur 42 aksidente komunikacioni. Një prej tyre me fatalitet, 13 me të lënduar, ndërsa 28 tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik të dielën ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 24 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia ka arrestuar 15 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./21Media