Për një ditë 52 aksidente në rrugët e Kosovës

Policia dënon mbi 1 mijë e 500 shoferë

Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre 24 orëve janë regjistruar 52 aksidente, 17 prej tyre me të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale.

E sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik policia gjatë ditës së mërkurë ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 509 tiketa trafiku, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia ka arrestuar 20 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, dhe 6 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button