Për një ditë 62 aksidente komunikacioni

Mbi 1 mijë e 300 shoferë të dënuar

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë vetëm gjatë 16 janarit kanë ndodhur gjithsej 62 aksidente trafiku. 16 prej tyre me të lënduar, ndërsa 46 të tjera me dëme materiale.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar 1 mijë e 330 tiketa trafiku, shkruan rtv21.tv.

E sa i përket veprave penale vetëm të enjten janë arrestuar 29 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 7 në vuajtje të dëminit.

Një ditë më parë ishin regjistruar 52 aksidente./21Media

Back to top button