Për një ditë 64 aksidente trafiku në rrugët e Kosovës
Një person vdiq si pasojë e aksidentit
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm dje kanë ndodhur 64 aksidente në komunikacion, prej të cilave 19 me të lënduar dhe 45 vetëm me dëme materiale.
Për shkeljet e rregullave në trafik gjatë ditës së shtunë, policia ka shqiptuar 1 mijë e 92 tiketa trafiku, shkruan rtv21.tv.
Ndërsa, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 20 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./21Media