36 aksidente brenda një dite

36 aksidente brenda një dite

Vetëm gjatë ditës së mërkurë në territorin e Kosovës kanë ndodhur 36 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka njoftuar se 13 aksidente ishin me persona të lënduar, kurse në 23 të tjera ishin vetëm për dëme materiale.

Për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik policia ka shqiptuar 1 mijë e 496 tiketa trafiku, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa sa i përket arrestimeve, vetëm dje janë arrestuar 19 persona, 13 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit./21Media