Për një javë 74 të sëmurë nga gripi

Numri më i madh i të sëmurëve janë prej 15 deri 64 vjeç

Prej 19 deri më 25 nëntor në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 74 të sëmurë nga gripi, që është zvogëlim për 14,9 për qind krahasuar me periudhën prej 12 deri 18 nëntor, kur janë regjistruar 87 persona të sëmurë, bëhet e ditur në raportin, të cilin në ueb faqen e vet e publikoi Instituti për shëndet publik.

Numri më i madh i të sëmurëve (47) janë paraqitur në grupin më të madh të moshuar prej 15 deri 64 vjeçarë, ndërsa incidencë më të lartë prej 8,6 në 100.000 banorë u regjistrua te fëmijët e moshës deri katër vjeçarë. Numri më i madh i të sëmurëve 12 janë paraqitur në Qendrën për shëndet publik – Strumicë, raporton TV21.

Në sezonin 2018/2019 numri i i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 344. Krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, kur janë regjistruar 525 raste, ekziston zvogëlim i numrit të përgjithshëm të rasteve për 34,5 për qind./21Media

Back to top button