Për një javë ndalohen nëntë persona në Gjilan

Dyshohet se janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale

Vetëm gjatë javës së kaluar, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar nëntë persona për vepra të ndryshme penale, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e Prokurorisë Themelore, pesë nga të dyshuarit janë ndaluar për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ‘’Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’’, ‘’Detyrim’’, ‘’Vjedhje e rëndë’’, ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Shtrëngim’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar një person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare”.

Nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar tre të mitur, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’, ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, të KPRK-së.

Më tej në komunikatë bëhet e ditur se Prokuroria Themelore ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan./21Media

Back to top button