Luna Vjollca ka mbi 1 milion ndjekës në Instagram

Luna Vjollca ka mbi 1 milion ndjekës në Instagram

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan me fansat imazhe të ndryshme nga karriera dhe jeta e saj private.

Luana është njëra nga femrat më të ndjekura në Instagram dhe ka më shumë se 1 milion ndjekës, shkruan rtv21.tv

Përmes një fotografie të publikuar në Instastory, ajo ka treguar se në 7 ditët e fundit profilin e saj e vizituan 507 mijë e 679 ndjekës në Instagram.

“Krejt çfarë unë kam është dashuri”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së publikuar./21Media