Për një muaj, 170 persona të akuzuar në Gjakovë

Janë ngritur 131 akuza kundër 170 personave

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit janar ka ngritur 131 aktakuza kundër 170 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi i Republikës së Kosovës.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur pesë aktakuza kundër nëntë personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas një komunikate të prokurorisë, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 126 njëqindenjëzetegjashtë aktakuza kundër 161 të pandehurve, po ashtu ka bërë tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 3 propozime për masë Edukative.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Back to top button