Muaj vdekjeprurës në Siri

Për një muaj në Siri vriten 472 civilë

Në sulmet e koalicionit ndërkombëtar në Siri nga data 23 maj deri 23 qershor të këtij viti kanë humbur jetën 472 civilë, njoftoi sot Observatoriumi sirian për të drejtat e njeriut.

Muaji i fundit ishte më vdekjeprurësi për civilët sirianë që nga fillimi i intervenimit të forcave ndërkombëtare në vitin 2014. Në muajin e kaluar në Siri janë regjistruar 225 viktima civile.

Për gjashtë vjet lufte në Siri kanë humbur jetën më sChumë se 320.000 njerëz.

Back to top button